Aktualitet

Aplikimi në universitete, maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania

Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në universitet, në një nga 10 degët e studimit që ata kanë përzgjedhur. Për të ndjekur studimet e larta, maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania, por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës shqiptare deri më 25 korrik. Portali U-albania nuk do të pranojë aplikime nga maturantet, të cilët nuk plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që është nga 7 në 7.5 për mësuesinë, dhe 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit.