Tech

Apple ndryshon fokusin për iOS 27?!

Sipas raportimeve, iOS 27 do të përqendrohet në përmirësimin e performancës dhe avancimin e veçorive me inteligjencë artificiale. Në vend që të prezantojë shumë funksione të reja dhe “showy”, Apple planifikon të pastrojë aplikacionet e panevojshme (bloatware), të eliminojë gabimet dhe të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të platformës. Sipas analistit Mark Gurman, prioritetit kryesor i këtij versioni do të jenë stabiliteti, perfomanca bazë më e lartë dhe përmirësime në inteligjencën artificiale.

Pas edition-it të mëparshëm që solli dizajnin “Liquid Glass” dhe ku veçoritë AI s’morën pritshmëritë e plota, Apple synon të rrisë përvojën e përdoruesit përmes optimizimeve dhe përmirësimeve të funksionaliteteve themelore. Kompania po punon që AI‑ja e saj të integrohet në më shumë aplikacione, duke përfshirë edhe motorin e kërkimit në internet.

Siç raportohet, Tim Cook mund të jetë gati të largohet nga pozicioni i tij si CEO i Apple që vitin e ardhshëm dhe bordi i drejtorëve dhe drejtuesit e lartë të kompanisë kanë shtuar përgatitjet për të siguruar zëvendësimin e tij. Cook, i cili ka qenë në krye të Apple për më shumë se 14 vjet, pasoi legjendarin Steve Jobs dhe e udhëhoqi kompaninë drejt një kapitalizimi tregu prej më shumë se 4 trilionë dollarësh.

Që nga viti 2011, Cook ka mbikëqyrur prezantimin e pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë Apple Watch, kufjet AirPods dhe syzet Vision Pro, si dhe shërbime të tilla si Apple Arcade dhe Apple TV+. Ai mund të pasohet nga zv/presidenti i lartë i inxhinierisë në Apple, John Ternus, por ky vendim nuk është finalizuar ende. Ternus ka qenë me Apple që nga viti 2001 si pjesë e ekipit të tyre të dizajnit të produkteve.