Pas nënshkrimit të peticionit online nga më shumë se 200.000 persona dhe pas reagimit të shumë personazheve të famshëm, Apple përfshin Kosovën në hartë.
Teksa ngjarja e shumëpërfolur mori dhenë, të shpejtë ishin ata që vunë re se Kosova e përfshirë në hartën e Apple vazhdon të jetë pjesë e Serbisë dhe kufinjtë e saj nuk janë të pavarur.
Kufinjtë që më në fund shfaqin emrin e Kosovës nuk kanë ndarje ndërkombëtare nga shteti në shtet duke e bërë automatikisht atë pjesë të Serbisë.
Kujtojmë se ajo e cila luftoi fort për këtë kauzë online ishte Dua Lipa e cila u sulmua nga Serbët për kërkesën e saj ndaj Apple.