Bota

Arabia Saudite njofton se ka rrëzuar raketa!

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Arabia Saudite njoftoi se kapi tri raketa lundruese që po niseshin drejt vendit.

Tri raketa lundruese u kapën dhe u shkatërruan jashtë qytetit Al‑Kharj, raportoi Ministria saudite e Mbrojtjes në rrjetin X – dikur Twitter. Nuk u raportuan viktima apo dëme materiale.

Fundoset një nëndetëse iraniane

Më herët, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, konfirmoi se një nëndetëse amerikane kishte fundosur një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës.

Sulmin ku humbën jetën të paktën 87 marinarë e dhjetëra të tjerë u plagosën ose u zhdukën, Hegseth e përshkroi  si një “vdekje të heshtur”. Autoritetet e Sri Lankës deklaruan se 32 marinarë iranianë shpëtuan.

Presidenti francez Macron paralajmëron Izraelin

Ndërkohë, Izraeli intensifikoi sulmet kundër pozicioneve të Hezbollahut në Liban, pasi grupi lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit. Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i kërkoi të përmbahet nga nisja e një ofensive tokësore në Liban.

Ritheksova nevojën që Hezbollahu t’i ndalë menjëherë sulmet ndaj Izraelit dhe më gjerë. Kjo strategji përshkallëzimi është një gabim i rëndë që rrezikon gjithë rajonin, shkroi Macron në X.

Ai shtoi se i kishte bërë thirrje Netanyahut të respektojë integritetin territorial të Libanit e të shmangë një ofensivë tokësore, duke theksuar se është e domosdoshme që palët t’i kthehen marrëveshjes së armëpushimit.

Ka raportime se forcat tokësore izraelite mund të kenë kaluar tashmë kufirin me Libanin, megjithëse detajet mbeten të paqarta.