Gossip

Arbenita Ismajli paralajmëron projektin e ri për 2026? Çfarë është?

Modelja dhe influencuesja e njohur, Arbenita Ismajli, ka ndarë me ndjekësit një plan të ri që ka zgjuar menjëherë kureshtjen e tyre. Përmes një videoje në Instastory, ajo iu drejtua fansave me pyetjen:

Çfarë do të dëshironit ju?

-duke i ftuar të japin mendimet e tyre.

Në të njëjtin postim, Arbenita zbuloi se gjatë vitit 2026 do të hapë një profil aktiv në TikTok. Përmbajtja e saj pritet të fokusohet te jeta e përditshme, rutina personale, puna profesionale, pasioni për modën dhe blerjet.

Ky hap tregon se modelja synon të afrohet edhe më shumë me publikun, duke ndarë një anë më intime e të sinqertë të jetës së saj përtej imazheve glamuroze në Instagram.

Me këtë projekt, Arbenita duket e vendosur të zgjerojë ndikimin e saj në rrjetet sociale dhe të ndërtojë një raport më interaktiv me fansat, duke u shndërruar gjithashtu në një “content creator” të plotë.