Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, pas zërave që qarkulluan javë më parë për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.
Pasditen e sotme, ajo ka udhëtuar nga Dubai drejt Milanos dhe ka ndarë në Instagram një moment ku shfaqet me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq.
Ky gjest u interpretua nga ndjekësit si një mesazh force dhe qëndrueshmërie, në një periudhë kur emri i saj është përfolur gjerësisht.
Raportimet për një urdhër-arrest ndërkombëtar kishin bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërsa pak kohë më pas Arbenita u rikthye në qendër të vëmendjes përmes deklaratave të saj ndaj ish-partnerit, reperit Fero, ku ngriti akuza të forta.
Megjithatë, modelja duket se po zgjedh të fokusohet tek jeta personale dhe projektet profesionale, duke udhëtuar mes qyteteve të njohura dhe duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.