Gossip Showbiz

Ariana Grande: “Nuk ndaloj dot së qari…” Çfarë po ndodh me të?

Ariana Grande është nominuar për çmimin Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor për performancën e saj në filmin “Wicked”, i cili është i nominuar gjithashtu për 10 çmime të tjera.

Pas shpalljes së nominimeve, këngëtarja e njohur ka shprehur falenderimet e saj në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit për këtë nder.

Në postimin e saj në Instagram, Grande ka ndarë një foto të saj nga fëmijëria, duke kujtuar momentet e para kur shikonte Judy Garland duke kënduar në “The Wizard of Oz”, filmi që shërbeu si frymëzim për “Wicked”.

Ajo ka publikuar gjithashtu momente nga xhirimet e filmit, duke përfshirë një foto me Cynthia Erivo, e cila gjithashtu është nominuar për Oscar për rolin e saj në “Wicked”.

Në mesazhin e saj, Grande ka falënderuar regjisorin John M. Chu për mundësinë që i dha dhe për angazhimin e tij si regjisori dhe mik.

Ajo shprehu gjithashtu krenarinë për projektin “Wicked” dhe për bashkëpunimin me Erivo, duke e lavdëruar për talentin dhe brilantësën e saj. Ajo ka përfunduar me fjalë mirënjohjeje për të gjithë ata që e mbështetën, përfshirë Universal, Marc, dhe familjen e saj.

Nuk mund të ndalem së qari, siç pritej. Ndihem thellësisht e nderuar të ndaj këtë moment me Arin e vogël, e cila u ul duke studiuar Judy Garland duke kënduar “Somewhere Over the Rainbow”, pak para se të hynte në flluskën e madhe dhe të bukur. Jam shumë krenare për ty, vogëlushe

– shkroi Grande, duke reflektuar për momentin e jashtëzakonshëm të nominimit dhe për udhëtimin e saj të gjatë për të arritur këtu.