Ariana Grande ka shpallur rikthimin e saj më të madh në skenë: turneun botëror “The Eternal Sunshine”, i pari pas shtatë vitesh pauzë.
Turneu do të lidhet ngushtë me albumin e saj të ri, që pritet të publikohet në mars të vitit 2026.
Pas një periudhe ku Grande ishte më e fokusuar në aktrim — duke siguruar edhe një nominim për çmimin Oscar për rolin në filmin “Wicked” — këngëtarja amerikane kthehet fuqishëm në muzikë.
Turneu do të nisë më 6 qershor 2026 në Oakland, Kaliforni, dhe do të shtrihet në disa qytete të Amerikës së Veriut.
Në Evropë, Grande do të performojë vetëm në Londër, me pesë koncerte të programuar në arenën legjendare O2 më 15, 16, 19, 20 dhe 23 gusht.
Këto janë datat e vetme të konfirmuara jashtë kontinentit amerikan deri më tani, duke shtuar emocionin dhe pritshmëritë e fansave.
Artistja ka premtuar një spektakël të jashtëzakonshëm me performanca energjike dhe produksione mbresëlënëse, që pritet të tregojnë edhe më shumë anët e saj si këngëtare dhe aktore.