Showbiz

Ariana Grande i jep lamtumirën gjyshes së saj të dashur: “Nonna jonë do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”

Ariana Grande ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim emocionues në Instagram, ku ndau dhimbjen e humbjes së madhe që ka përjetuar.

Këngëtarja ka bërë me dije se gjyshja e saj e dashur, e njohur nga të gjithë si “Nonna”, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare, e rrethuar nga dashuria e familjes.

Nonna ishte një figurë e veçantë jo vetëm për Arianën, por edhe për fansat e saj, pasi shpesh ishte pjesë e momenteve të saj publike dhe artistike.

Në vitin 2024, ajo bëri histori duke u bërë personi më i moshuar që ka hyrë në Billboard Hot 100.

Dedikimet prekëse të Ariana-s dhe të vëllait të saj, Frankie, e dëshmojnë qartë se kujtimi dhe dashuria për Nonna-n do të mbeten të gjalla përherë.