Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u përballën me vonesa gjatë fundjavës që lamë pas, pasi një ari u arratis nga kafazi i tij në një avion irakian i cili po bëhej gati për fluturim. Avioni i linjës ‘Iraqi Airways’ për destinacion kishte Bagdadin, por thuhet se u vonua me një orë për shkak të incidentit.
Pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin teksa autoritetet e vunë ariun në gjumë dhe e hoqën atë nga avioni. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit irakian i cili urdhëroi nisjen e një hetimi mbi arratisjen e kafshës, raporton Euronews.

Nga ana tjetër nga ‘Iraqi Airways’ thanë se nuk ishin fajtor për arratisjen e ariut. Ekuipazhi i avionit punoi me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dërguan specialistë për ta vënë kafshën në gjumë dhe për ta hequr atë nga avioni. Një video që qarkullonte në rrjetet sociale shfaqi kapitenin e aeroplanit duke u kërkuar falje pasagjerëve për vonesën e ngritjes së aeroplanit për shkak të arratisjes së ariut nga kafazi i tij në vendngjarje.
https://twitter.com/KceeLongest/status/1688164239863689218