Shqipëria ka shpartalluar Jordaninë në “Air Albania”, duke fituar miqësoren në shifrat 4-2! Pas një pjese të parë ku bënë gjithçka miqtë, autorë të një goli dhe një autogoli, në pjesën e dytë Broja ka kaluar për herë të parë në avantazh kuqezinjtë, pastaj ishte radha e një supergoli të Hoxhës. Më tej do të shënonte edhe Bajrami! Miqtë shkurtuan në fund. Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e saj. Dueli u përcoll drejtpërdrejt në DigitAlb.
Vetëm pak minuta pas ndeshjes, Broja dha një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra”.
Kush ishte gruaja që ke telefonuar e para pas ndeshjes me Serbinë?
Mami dhe e dashura.
Kujtojmë se disa ditë më parë, kuqezinjtë morën një fitore historike dhe mbajnë gjallë ëndrrën për në Botëror. Sfida e luajtur në tokën serbe solli vetëm festë shqiptare, pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme dhe koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas. Në minutat e para serbët u dukën më kërkues, gjithsesi kuqezinjtë reaguan shumë shpejt duke provuar disa herë me anë të krosimeve të Asllanit. Ishte pikërisht një nga këto të fundit, që në fund të pjesës së parë sollën dhe festën kuqezi. Rey Manaj, sulmuesi që u kritikua për penalltinë e humbur në Tiranë, ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur që me të djathtën të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për Petrovic, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.