Aktualitet

Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, lëvizte me armë në qytet!

Lëvizte në qytet me armë, pranga në Durrës një 28-vjeçari të dënuar më parë për vrasje.  I riu me inicialet E.V., u ndalua nga Forca e Posaçme Shqiponja në lagjen nr.13, ndërsa gjendej në një automjet që drejtohej nga personi me inicialet A.L, i cili u procedua penalisht për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet një pistoletë, me municion luftarak, që e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasagjeri”.

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A.L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E.V.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E.V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E.V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa shtetasi A.L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.