Aktualitet

Arta Marku mbledh krerët e Prokurorive: Dorëzoni listën e personave në kërkim!

Situata e fundit e kriminalitetit në vend ka vënë në lëvizje Kryeprokuroren e Përgjithshme. Arta Marku u kërkoi drejtuesve të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit, rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit. Kryeprokurorja kërkoi vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim zbulimin e autorëve.