Celebrities Music

Artistja që shënoi rezultat rekord për Shqipërinë në Eurovision, Rona Nishliu mbështet Shkodrën Elektronike!

Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe. Vendet që garuan në gjysmëfinale ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani, Qipro, Kroacia dhe Holanda. Zvicrës i është garantuar një vend në Finalën e Madhe si fituese e vitit të kaluar, ashtu si Italia dhe Spanja, të dyja në mesin e vendeve të “Big Five”. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten më 15 maj.

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.

Një thirrje për fansat bëri edhe Rona Nishliu me një publikim në Instagram ku shkruante:

Hajde të gjithë votoni Shkodra Elektronike dhe bëji ata të ‘shnrit, shnrit, shnrit’.

Shqipëria konkurroi në edicionin e vitit 2012 me këngën “Suus”, e cila u interpretua nga Rona Nishliu.

Kënga kaloi në finale, duke u renditur në vendin e 5-të në total me 146 pikë. Artistja ka shënuar rezultat rekord për Shqipërinë. Performanca në Eurovision e Ronës ka afro 2 milion klikime në YouTube, ndërsa kënga e shoqëruar me videoklip i ka kaluar 2 milion klikime.