Aktualitet

Asambleja e PS-së, Rama: Ogerta Manastirliu njeriu që i duhet sot Tiranës!

Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës. Emri i ministres aktuale të Arsimit për të drejtuar Tiranën sapo u dha nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Socialiste ku pritet të mësohet përbërja e qeverisë.

Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Eshtë shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet.

Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por, sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e  Bashkisë Tiranë.