Aktualitet

Asambletë e Filologjikut dhe Shkencave Sociale me vendime për studentët

Zbardhen vendimet e Asamblesë së Pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës e të Histori-Filologjisë. Në takimin e sotëm në Tiranë, ata kërkuan të nisë puna për hartimin e ligjit të ri “Për Arsimin e Lartë”, të miratohet statusi i pedagogëve. Ndërkaq, shprehën mbështetje të plotë për të gjitha kërkesat e studentëve. Në një tjetër zhvillim, një ditë pasi u tha se u kërkua dorëheqja e Rektorit të Tiranës, Mynyr Koni ishte sot në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë në kryeqytet ku vijon pezullimi i mësimit. Janë një grup studentësh nga ky fakultet që i kërkojnë të largohet.