Për më shumë se një shekull, kaloria ka shërbyer si masë themelore për ushqimin dhe menaxhimin e peshës. Por sot, roli i saj dominues po zbehet. Medikamentet GLP-1, të cilat ulin ndjeshëm oreksin, kanë bërë që për shumë persona të numërimi i kalorive të duket i panevojshëm, ndërsa influencuesit e “SkinnyTok” po akuzohen për promovimin e zakoneve të dëmshme ushqimore dhe për krijimin e një perceptimi të deformuar mbi dietën.

Edhe WeightWatchers, kompani e lindur në 1963 dorëzoi kërkesën për falimentim në maj të vitit të kaluar. Kompania ende përdor sistemin e pikëve, por që nga janari po shpërndan medikamentin Wegovy në formë tablete, duke treguar një ndryshim të qartë nga strategjitë tradicionale të humbjes së peshës. “Kapja që kaloritë kanë pasur në kulturën tonë po lirohet. Ato nuk janë mënyra më e mirë për shumicën e njerëzve që të lidhen me ushqimin dhe numërimi i tyre është një mënyrë thelbësisht e paqëndrueshme për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të kënaqshme me ushqimin”, thotë Helen Zoe Veit, historiane ushqimi në Michigan State University.
Një valë e re e njohurive mbi ushqimin dhe një kuptim më i sofistikuar i fiziologjisë së urisë kanë bërë që mbështetja vetëm në kalori për humbjen e peshës të duket po aq naive sa të thuash adoleshentëve. Ndërkaq, mjekët flasin për varësi funksionale dhe nevojën për terapi afatgjatë. Shumë persona që kanë humbur peshë me sukses me Ozempic dhe barna të ngjashme nga grupi i agonistëve GLP-1 (si Wegovy dhe Mounjaro) po përballen me një sfidë serioze sapo e ndërpresin terapinë. Ndjenja e urisë rikthehet, shpeshherë edhe më e fortë se më parë dhe bashkë me të, edhe kilogramët e humbur. Ky fenomen ka ngritur shqetësime se një pjesë e pacientëve mund të zhvillojnë varësi afatgjatë funksionale nga këto injeksione gjithnjë e më popullore për humbje peshe. Një prej tyre është Tanja Hall, përdoruese e Wegovy-t, e cila pranon se nuk guxon ta ndërpresë terapinë.