Health & Beauty

Studim/Qelizat imunitare “mbajnë kujtesë” obezitetin edhe pas humbjes së peshës!

Një studim i ri shkencor sugjeron se obeziteti mund të lërë gjurmë të qëndrueshme në sistemin imunitar, edhe pasi një person humb peshë në mënyrë të konsiderueshme. Hulumtimi, i realizuar nga shkencëtarë të Universitetit të Birmingham-it, analizoi mënyrën se si obeziteti ndikon në funksionin imunitar me kalimin e kohës, duke studiuar mostra gjaku dhe indi dhjamor nga disa grupe pjesëmarrësish. Në studim u përfshinë persona me obezitet që po merrnin injeksione për humbje peshe, pacientë me sindromën e rrallë Alstrom (e lidhur me obezitetin e hershëm në fëmijëri), persona që morën pjesë në një program 10-javor ushtrimesh, si dhe individë me peshë normale dhe pacientë me obezitet që po i nënshtroheshin operacioneve ortopedike.

Studiuesit analizuan gjithashtu qeliza imunitare nga minj të ushqyer me dietë të pasur me yndyrë, si dhe mostra gjaku nga vullnetarë të shëndetshëm, për të kuptuar më mirë mekanizmat qelizorë që lidhen me çrregullimet imunitare të shkaktuara nga obeziteti.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se martesa trefishon rrezikun e obezitetit te meshkujt, ka treguar një studim. Mundësia për të shtuar kilogramë është rritur për të dyja sekset. Rreziku i mbipeshës te gratë është 39% më i lartë ndërsa te burrat 62% krahasuar me çiftet e pamartuara. Burrat e martuar kanë 3.2 herë më shumë gjasa të klasifikohen si obezë sesa homologët e pamartuar. Kjo pikë nuk reflektohet te gratë, gjë që sipas studiuesve polakë shpjegohet me faktin që gratë obeze “janë shpesh më të stigmatizuara”.

Barnat moderne për dobësim, si agonistët GLP-1, po konsiderohen një revolucion për trajtimin e obezitetit dhe diabetit tip 2. Por ekspertët paralajmërojnë: nëse nuk përdoren siç duhet, rezultatet mund të jenë zhgënjyese, madje edhe të dëmshme për trupin. Shumë pacientë përballen me lodhje, humbje të masës muskulore apo probleme me gjumin, duke menduar se terapia nuk funksionon. Në realitet, shpesh janë disa gabime të zakonshme që po i pengojnë të shohin përfitimet e vërteta.