Të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinas. Dyshohet se ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi është një atentat mafioz.
Nga ngjarja raportohet për një viktimë dhe një të plagosur rëndë. Këto janë informacione paraprake të minutës së fundit pasi ende nuk ka shumë të dhëna. Burime mediatike bëjnë të ditur se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulancat, ndërkohë që dyshohet për viktima, por ende nuk ka informacion të saktë mbi numrin e të lënduarve ose viktimave. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë.
Autorët janë larguar për në drejtim të Fushë-Krujës.