Gossip Showbiz

Austin Butler dhe Zoe Kravitz më të afërt se kurrë në Paris? Çfarë po ndodh mes tyre?

Austin Butler dhe Zoe Kravitz u panë shumë të afërt gjatë fotokonferencës për filmin e tyre të ri “Caught Stealing” në Paris, duke rikthyer spekulimet për një lidhje mes tyre.

Dy aktorët pozuan për fotografët në hotelin luksoz Shangri-La, duke u përqafuar dhe duke treguar një afërsi të dukshme. Kravitz dukej elegante me një fustan të zi klasik, ndërsa Butler kishte veshur një kostum të hijshëm, shkruan DailyMail.

Filmi komedi-krim i Darren Aronofsky ka një kast të fortë, përfshirë emra si Liev Schreiber, Matt Smith, Regina King dhe Bad Bunny.

Megjithëse përfoljet për një romancë mes Butler dhe Kravitz kanë qarkulluar më parë, burime pranë tyre mohojnë çdo lidhje romantike, duke theksuar se janë “vetëm miq” dhe po kalojnë kohë së bashku për shkak të projektit të përbashkët.

“Caught Stealing”, që do të shfaqet në kinematë britanike më 29 gusht, rrëfen historinë e një ish-lojtari bejsbolli (Butler) që përfshihet pa dashje në botën e krimit në New York të viteve ’90.

Ky është një nga rolet më të fundit të Butler, pas suksesit me “Dune: Part Two” dhe filmin biografik për Elvis Presley.

Ndërkohë, Kravitz ka debutuar si regjisore me filmin “Blink Twice”, ku ish-partneri i saj Channing Tatum luan rolin kryesor.