Aktorja Zoe Kravitz ka rrëfyer një eksperiencë të pazakontë që i ndodhi këtë vit, kur u strehuar në shtëpinë e Taylor Swift në Beverly Hills për shkak të zjarreve të mëdha që përfshinë Kaliforninë.
E ftuar në emisionin “Late Night With Seth Meyers”, Kravitz tregoi se qëndroi për dy javë në rezidencën e këngëtares, së bashku me nënën e saj, Lisa Bonet, dhe kafshën e tyre shtëpiake – një gjarpër me emrin Orfeu.
Ajo përshkroi shtëpinë e Swift si “një perlë arkitekturore e viteve ’30” dhe tha se u përpoq të ishte një mysafire shembullore.
Por qëllimi i saj për ta lënë gjithçka “më mirë se e gjeti” mori një kthesë komike: gjarpri Orfeu u zhduk dhe u fut në një vrimë pranë një stoli të fiksuar në mur.
Pas përpjekjeve të dështuara për ta nxjerrë, menaxheri i shtëpisë duhej të çmontonte një pjesë të murit dhe të thyente pllaka të banjës.
U gjendëm mes dy zgjedhjeve: ose t’ia shkatërronim banjën, ose t’i thoshim që në shtëpi kishte një gjarpër
-tregoi Kravitz me humor.
Ajo kërkoi që Swift të mos e mësonte për incidentin derisa të rregullohej gjithçka, por këngëtarja e mori vesh para kohe.
Megjithatë, Kravitz e falënderoi Swift për mikpritjen dhe zemërgjerësinë në një moment të vështirë, duke treguar se edhe yjet e mëdhenj kanë momente të paparashikueshme.