Big Brother Radio Gossip

“Autentike dhe e pastër”/Ilir Beqiri: E kam parashikuar që para tre javësh një lidhje mes Juelës dhe Stenaldos…

I ftuar nëpërmjet një lidhje me Skype për emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun, ka qenë Ilir Beqiri, ish-banor i “Big Brother 6”. Ai ka komentuar më shumë mbi situatat e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri aktualisht…

Si e sheh raportin mes Stenaldos dhe Juelës?

Unë kam qenë personi i parë që ka parashikuar para tre javësh një lidhje të mundshme midis Juelës dhe Stenaldos. Nga disa ngacmime, nga mënyra se si silleshin me njëri-tjetrin, nga të gjitha lidhjet e pëlqimet që po krijohen aty brenda, kjo më duket pak më shumë autentike, e pastër. Për të vetmin fakt që janë të dy persona të artikuluar jashtëzakonisht mirë, njohin disa limite të tyre, janë persona të përgjegjshëm, si Juela. ashtu edhe Stenaldo.

Mendon se do të jetë një përfundim të ëmbël mes tyre?

Besoj se po. Unë mendoj se përderisa ky pëlqim ka filluar në mënyrë emocionale dhe jo për të qenë pjesë e lojës, atyre iu vu në dukje javën e kaluar. Kështu që çdo gjë që iu vu në dukje nga java e kaluar dhe deri tani, është në dobi të të dy faktorëve, si të pjesës emocionale, ashtu dhe të pjesës së lojës.