Gossip Showbiz

Avokatja e Arbenita Ismajlit konfirmon aktakuzën ndaj Feros: Procesi gjyqësor ka nisur këtë muaj!

Avokatja e modeles Arbenita Ismajli, Blinera Osmani, ka konfirmuar zyrtarisht ngritjen e aktakuzës ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, lidhur me tri vepra penale.

Në një përgjigje me shkrim për portalin “Telegrafi”, Osmani deklaroi se aktakuza është ngritur që në dhjetor të vitit 2024, ndërsa procesi gjyqësor ka nisur tashmë gjatë këtij muaji.

Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 për tri vepra penale. Procesi gjyqësor ka filluar këtë muaj dhe nuk mund të dimë sa do të zgjasë

-tha ajo shkurtimisht.

Më herët gjatë ditës, u raportua se Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Feros për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Megjithatë, për natyrën e saktë të veprave për të cilat ai akuzohet, deri tani mungon një konfirmim zyrtar i detajuar nga institucionet gjyqësore përkatëse.

Kujtojmë se çështja ka tërhequr vëmendje të madhe publike, ndërsa zhvillimet nga seancat e ardhshme pritet të hedhim më shumë dritë mbi akuzat që rëndojnë ndaj artistit.