Gossip

Babai i Lamine Yamal fejohet me partneren 5 vite më të madhe se i biri?

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka ndarë një lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale. Ai ka propozuar për martesë partneren e tij, Khristina, e cila është 16 vite më e re se ai.

Përmes një postimi në Instagram, Nasraoui publikoi një fotografi që shoqërohej me një zemër të zezë dhe një emoji unaze, duke konfirmuar kështu fejesën e çiftit.

Mounir, i njohur për aktivitetin e tij të vazhdueshëm në rrjetet sociale, shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes për mënyrën e hapur me të cilën reagon ndaj komenteve dhe kritikave.

Ai ka pranuar publikisht se gëzon një jetë të qetë dhe të suksesshme, në pjesën më të madhe falë karrierës së shkëlqyer të të birit, i cili në moshë të re është kthyer në një nga talentet më premtues të futbollit europian.

Lidhja e Mounir me Khristinën, një vajzë 23-vjeçare, u bë publike disa muaj më parë. Lajmi për fejesën e tyre ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, disa fansa i kanë uruar çiftit lumturi dhe dashuri, ndërsa të tjerë kanë komentuar për diferencën e moshës mes tyre.

Megjithatë, pavarësisht diskutimeve, shumica e ndjekësve i kanë dërguar urime të sinqerta për këtë hap të ri në jetën e tij.