Aktualitet Lajmet e fundit

Babai i Martin Canit dëshmon në polici: “Shkolla nuk më njoftoi për sherrin e djalit”

Babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Ëngjëll Cani këtë të mërkurë ka dhënë dëshmi në Policinë e Tiranës rreth ngjarjes.

Cani dëshminë e ka dhënë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka deklaruar se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e vrasjes.

Ai ka deklaruar se informacioni i parë qe ka marrë ka qenë vetëm në momentin që Martini ishte dërguar në spital dhe për këtë është njoftuar bashkëshortja e tij dhe se nuk ka pasur dijeni për asnjë konflikt të të birit nga shkolla.

LEXO EDHE: Shoku i Martinit i plagosur niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit, duam…

Teksa është pyetur nga grupi hetimor nëse familja e autorit i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Engjëll Cani se nuk e kanë kontaktuar deri më tani.

Po ashtu, babait të Martinit i janë kthyer nga policia edhe sendet e të birit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes, më 18 nëntor.

LEXO EDHE: “S’kanë kërkuar falje, shpresojmë që drejtësia të vihet në vend…”/ Babai i Luis Meçes: Ka therje tek pjesa e zemrës…