Një balenë e ngordhur, të cilën deti e nxori në brigjet e Filipineve, kishte 40 kg plastikë në stomak. Punonjësit e muzeut “D’Bone Collector” e morën balenën e vogël mashkull nga plazhi ku dergjej, e përmes një postimi në “Facebook” treguan se gjitari i detit ishte mbushur me nivelin më të lartë të plastikës që kanë parë ndonjëherë. Në stomak iu gjetën 16 thasë me oriz e shumë çanta nga ato që përdoren për pazar.