Celebrities Gossip Showbiz

Balina ia thot troç ballë për ballë Einxhelit: “Beniada jep më shumë në raportin tuaj”!

Mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë hyrë dy opinionistët e emisionit, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve nga “Vëllai i Madh” për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh. Për këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Menjëherë pasi Arbri dhe Balina u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk munguan diskutimet rreth situatave të ndryshme aty brenda dhe një nga ato ka qenë edhe raporti shumë i diskutuar i Beniadës me Donaldin ku mesa duket Einxhel është ndierë paksa xheloze. Në bisedë e sipër mes vajzave, Einxhel ka shprehur se:

Monika fliste me Donaldin, Iliri fliste me Donaldin, Arjola fliste me Donaldin, vetëm unë nuk kam folur me Donaldin. 

Beniada i kthehet duke i thënë se:

Asnjë njeri nuk fliste këtu me Donaldin, vetëm Monika 2 minuta dhe rrinte me frikë. 

Einxhel vijon duke thënë se:

Nuk ka nevojë Donaldi që t’i bëjë njeri bashkim familjar. Donaldi kur do vet flet. 

Më pas në bisedë përfshihet edhe opinionistja Balina e cila e pyet drejtpërdrejt Einxhelin nëse është xheloze për Beniadën. Einxhel i pohon që nuk është aspak.

Aspak që jo, fare të betohem. 

Balina ia kthen duke i thënë:

Të them të drejtën në marrëdhënien tuaj, ti vërtet nuk ke vënë njëri përpara Beniadës por në raportin mes ju të dyjave Beniada jep më shumë. Kështu më duket mua. 

https://www.instagram.com/p/CZxhqYHlkqz/