Aktualitet

Balluku: Gjoba ndotësve në akset kombëtare/Përdorim i kamerave!

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ekipet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) po pastrojnë çdo ditë akset rrugore nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues dhe pasagjerë automjetesh.

Në një postim në rrjetet sociale shkroi:

Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH kanë pastruar në bazë ditore akset rrugore, të tejmbushura nga mbetjettë hedhura në vendpushime, në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit  dhe pasagjerët e automjeteve.

Sipas numrit 2 të qeverisë, pavarësisht ndërhyrjeve të vijueshme të punonjësve të mirëmbajtjes, problemi i ndotjes mbetet shqetësues.

Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton.

Për këtë arsye, zv.kryeministrja paralajmëroi se kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen e ndotësve, deri në arritjen e ndërgjegjësimit të plotë.

Balluku theksoi:

Kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për të gjobitur ndotësit e akseve tona kombëtare, deri në ndërgjegjësimin e plotë. Kërkohet angazhimi i të gjithëve për një mjedis më të pastër.