Aktualitet

SPAK-u zgjat me 3 muaj hetimet ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi të zgjasë me tre muaj hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas SPAK-ut, ky vendim është marrë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. E pezulluar nga detyra, aktualisht mban vetëm mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Balluku akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për procedura të tjera, përfshirë ato të Unazës së Madhe.

Ish-zv.kryeministrja ndodhet nën hetim nga SPAK-u, që prej tetorit të vitit të kaluar.