Rrëfime të forta personale kanë ardhur live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, nën valët e Top Albania Radio-s, ku Mateo Borri, nga pëlqimi dhe marrëdhënia me Brikenën, është rikthyer tek një nga temat më të ndjeshme të jetës së tij, bullizimi dhe vështirësitë gjatë fëmijërisë.
Gjatë bisedës live, ai tregoi se personi që publiku sheh sot nuk ka lidhje me atë që ka qenë dikur, duke rrëfyer ndryshimet e mëdha që ka kaluar ndër vite.
Mateo që shihni sot, nuk ka lidhje me Mateon që ka qenë. Qëndronte gjithë ditën para kompjuterit, ka qenë shumë i dobët, ka qenë veshllapush, kam berë veshët operacion që kur kam qenë në klasë të 8-të. Një mesazh për të tjerët, nëse unë jam ai tipi, dhe karakteri, që dhimbjen e kthej në forcë, ka shumë njerëz që bëhen introvert dhe e mbyllin veten prej bullizimeve që i bëjnë
I pyetur se çfarë e ka ndihmuar ta përballojë këtë periudhë të vështirë, Mateo u shpreh se forca e tij ka ardhur nga vetja:
Vetvetja, nuk jam tip që kërkoj përkrahje e mbështetje, të gjitha përgjigjet ja jap vetë vetes sime, nuk mendoj asnjëherë problemin, gjithmonë zgjidhjen
Rrëfimi i tij ka prekur publikun, duke sjellë në vëmendje pasojat e bullizimit dhe rëndësinë e forcës personale për të përballuar sfidat e jetës.