Gossip Showbiz

Banorja habit me deklaratën e saj rreth orientimit seksual: “Po pyestja veten, më pëlqejnë vajzat apo djemtë?”

Një nga banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother”, Keisha Caushi, ka ndarë një histori të papritur nga e kaluara e saj gjatë një bisede të hapur me disa nga banorët.

Ajo rrëfeu se, kur ishte 20 vjeç, kishte kaluar një periudhë të shkurtër në të cilën kishte pasur dyshime në lidhje me orientimin e saj seksual.

Bukuroshja shpjegoi se kjo ishte një fazë kalimtare dhe, me kalimin e kohës, kishte mësuar të kuptonte më mirë veten.

Një periudhë që po e kaloja, nuk po ushqeja asgjë në kokën time, thjesht po eksploroja diçka të re. Po pyesja veten: ‘Më pëlqejnë vajzat apo djemtë?’

Ajo shtoi se, pas kësaj faze, ndjenjat e saj ndryshuan dhe e kuptoi që kjo ishte një periudhë e pasigurisë, e cila nuk kishte diçka për të cilën ajo e kishte kërkuar.

Biseda mes banorëve vazhdoi me interes dhe mirëkuptim, ku Gerta, e habitur nga rrëfimi, komentoi:

Po ke qenë e madhe!

– ndërsa Krisa theksoi se tani është e sigurtë për orientimin dhe ndjenjat e saj.

Kjo bisedë ka hapur një diskutim mbi përvojat personale dhe mënyrën se si individët mund të eksplorojnë dhe të kuptojnë më mirë veten në lidhje me identitetin dhe ndjenjat e tyre.