Pas disa thashethemeve në media për një mundshme ndarje, ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, ka reaguar duke publikuar një mesazh të ngrohtë dhe mbështetës për bashkëshorten e tij, Michelle Obama, në ditëlindjen e saj.
Ai ka shpërndarë një foto të përbashkët dhe ka shoqëruar atë me një dedikim emocionues.
Urime për ditëlindjen, dashuria e jetës sime. Ti mbush çdo hapësirë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hijeshi, dhe dukesh e mrekullueshme teksa e bën këtë. Kam shumë fat që po i kaloj këto aventura të jetës me ty. Të dua
– shkruan Obama, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Ky postim i Barack Obama vjen si një përgjigje e qartë ndaj zërave që kishin qarkulluar gjatë javëve të fundit, duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin që ata ndajnë me njëri-tjetrin.