Djali i Donald dhe Melania Trump, Barron Trump, ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi sipas “Page Six” ai është parë duke shijuar një darkë romantike në Trump Tower. Burime pranë ngjarjes thanë se për arsye sigurie i gjithë kati i ndërtesës u mbyll vetëm për ta.
Së fundmi, “New York Post” raportoi se Barron po jeton në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që ndjek studimet në Universitetin e New Yorkut në Washington.
Vitin e kaluar, gjatë vitit të parë në kampusin kryesor të Greenwich Village, ai shkaktoi jo pak vëmendje mes studentëve.
Kishte shumë vajza që e ndiqnin. Ai është i gjatë, pak i çuditshëm, por padyshim binte në sy
-treguan disa prej bashkëmoshatarëve të tij.
Në vend të kësaj, ai komunikonte me ta përmes platformës ‘Discord’ dhe më pas përmes konsolës së lojërave Xbox.
Nëse ai do t’ua jepte numrin, ai do të shpërndahej menjëherë dhe mijëra njerëz do ta telefononin. Kjo do ta detyronte ta ndryshonte vazhdimisht numrin dhe do të kthehej në kaos
-tha një burim.