Showbiz

Barron Trump surprizon me pamje të re, largohet nga stili zyrtar?

Barron Trump, djali i vogël i presidentit Donald Trump, është fotografuar së fundmi në një ambient universitar në Nju Jork, ku ka tërhequr vëmendjen me një stil të papritur casual, larg imazhit të tij të zakonshëm formal.

Ndryshe nga paraqitjet e tij të mëparshme me kostume të rregullta dhe flokë të stiluar për evente politike, Barron u shfaq me një këmishë të bardhë Ralph Lauren me mëngë të shkurtra dhe pantallona bezhë, ndërsa flokët i kishte të lëshuara dhe pa xhel – një pamje shumë më e relaksuar se ajo që publiku është mësuar të shohë.

Barron aktualisht ndjek studimet në fushën e financës në Stern School of Business, një nga fakultetet më prestigjioze të Universitetit të Nju Jorkut, dhe prania e tij në kampus ka ngjallur interes të madh mes studentëve dhe mediave.

Për shkak të protokolleve të sigurisë që e shoqërojnë, ai nuk ndan numrin e tij të celularit me kolegët, por komunikon përmes platformave alternative si Discord dhe Xbox, të cilat i preferon për të qëndruar në kontakt me rrethin e tij shoqëror.

Ndryshimi i stilit të Barronit po interpretohet nga disa si një shenjë e distancimit të tij nga imazhi politik i familjes, duke u përpjekur të gjejë identitetin e vet në një mjedis universitar më të lirë dhe bashkëkohor.