Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi dibranët që të shtunën të vijnë në Tiranë për të protestuar, me qëllim largimin e qeverisjes së majtë. Në një takim në Peshkopi, Basha dëgjoi ankesat e qytetarëve dhe premtoi zgjidhje të problemeve të tyre sapo Opozita të marrë pushtetin.