Sport

Bayern Munich, shiten të gjitha biletat për ndeshjet në shtëpi gjatë sezonit të ri!

Bayern Munich ka vendosur një tjetër rekord jashtë fushës. Klubi bavarez ka konfirmuar se të gjitha biletat për ndeshjet në ‘Allianz Arena’ për sezonin 2025-26 të Bundesligës, janë shitur plotësisht, duke vazhduar një traditë prej 20 vitesh me stadium të mbushur në çdo sfidë.

Ndeshja hapëse e sezonit do të luhet më 22 gusht ndaj RB Leipzig, në një atmosferë të garantuar elektrizuese. Ky është sezoni i 20-të radhazi që ‘Allianz Arena’ regjistron ‘sold out’ për çdo ndeshje në kampionat, një rekord unik në futbollin gjerman dhe europian.

LEXO EDHE: Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë!

Drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen, theksoi rëndësinë e këtij momenti dhe falënderoi tifozët për mbështetjen e palëkundur.

“Që kur ‘Allianz Arena’ u hap 20 vjet më parë, stadiumi ynë është shitur plotësisht për çdo ndeshje. Fakti që kërkesa vazhdon të jetë kaq e lartë nënvizon rëndësinë që ka Bayern për tifozët dhe fuqinë unike të këtij stadiumi”, u shpreh Dreesen.

LEXO EDHE: Lara Colturi sjell paratë! Qeveria i jep 10 mln lekë Federatës së Skive, për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore 2026!

Ai shtoi se atmosfera në ‘Allianz Arena’ është një element kyç në suksesin sportiv të ekipit.

“Stadiumi është një burim i energjisë, angazhimit dhe solidaritetit për ekipin. Pa këtë mbështetje, Bayern nuk do të ishte klubi që është sot”, tregoi ai.