Sport

PSG dhe Bayern Munich fitojnë me goleada, përballen bashkë në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve! Messi jashtë turneut…

PSG dhe Bayern Munich kanë siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku do të ndeshen së bashku. PSG fitoi pa problem 4-0 kundër Inter Miamit në 1/8 e turneut, me amerikanët që kishin Messin në fushë, ndërsa bavarezët nuk e patën të vështirë duke mposhtur 2-4 brazilianët e Flamengos.

Në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantas me mbi 65 mijë tifozë në stadium, PSG fitoi 4-0 kundër Inter Miamit në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Edhe pse për amerikanët Lionel Messi luajti 90 minuta, kampionët e Evropës nuk e patën të vështirë të shënonin katër gola që në pjesën e parë. Joao Neves shënoi dy gola të shpejtë në minutat 6 dhe 39-të, para se Alives të gjente autogolin. Në fundin e pjesës së parë Hakimi shënoi edhe golin e katërt për PSG-në. Tanimë djemtë e Luis Enriques luajnë kundër Bayern Munich në çerekfinale.

Në “Hard Rock Stadium” në Miami, Bayern Munich shënoi katër herë duke mposhtur 2-4 brazilianët e Flamengos. Edhe pse amerikano-jugorët treguan në këtë event cilësi dhe grintë, gjermanët nuk i lanë asgjë rastësisë dhe siguruan biletën që në turin çerekfinal i vendos përballë PSG-së. Në minutën e gjashtë ishte Erick Pulgar që shënoi në portën e tij duke i dhënë epërsinë bavarezëve. Më pas Harry Kane në minutën e nëntë shënoi golin e dytë për gjermanët, para se Gerson të shkurtonte shifrat në 1-2. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e tretë për Bayern, me Goretzka që i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-3. Fillimi i pjesës së dytë solli golin e radhës, me Jorginho nga penalltia që shkurtoi për 2-4. Në minutën e 73-të Harry Kane “vulosi” ndeshjen me golin e dytë personal të të katërtin për Bayern Munich.

Kupa e Botës për Klube, faza 1/8.

Të luajtura deri tani:

Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)

Benfica 1-4 Chelsea

PSG 4-0 Inter Miami

Flamengo 2-4 Bayern Munich

Çiftet çerekfinale deri tani:

Palmeiras – Chelsea

PSG – Bayern Munich