Pa diskutim, Big Brother VIP Albania mbetet shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa zhvillimet që ndodhin brenda saj janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes publike.
Atmosferë plot emocione dhe deklarata personale u transmetuan live nga shtëpia, nën valët e radios më të dashur, Top Albania Radio, ku moderatorët Kristi dhe Brikena zhvilluan një bisedë të hapur me të ftuarin e parë, Mateo Borrin.
Programi u ndoq nga dëgjuesit dhe shikuesit live në YouTube, ndërsa nuk munguan as momentet spontane dhe batutat.
Gjatë hyrjes së tij, Brikena dhe Kristi bënë edhe një batutë lidhur me një tjetër “të ftuar” të munguar:
Në fakt kemi ftuar dhe Bolin, por nuk mundi të vije, nuk kapi dot taksinë
Biseda vijoi me pyetje mbi jetën personale të Mateos, ku ai ndau detaje për fëmijërinë dhe sfidat që ka kaluar.
Kristi e pyeti:
Si ka qenë fëmijëria jote?
Ndërsa Mateo u përgjigj:
Nga klasa e parë në të pestë kam qenë në shkollë muzike, në piano, kam qenë dhe në frengjisht… kam pas probleme të ndërrimit të shoqërisë, përshtatjen, s’kam lidhje me personin që jam sot, kam vuajtur nga bullizimet
I pyetur për raportin me familjen, ai u shpreh:
Me familjen, shumë të mira, kryesisht me mamin, ajo më ka qëndruar më pranë, babin e kam pak tip të veçantë
Moderatorja, Brikena, e vendosi më pas përballë një pyetjeje direkte për raportin mes tyre:
Çfarë mendon se mendon familja jote për pëlqimin që ke shpreh për mu?
Mateo u përgjigj:
Mami im është dakord për çdo zgjedhje timen, babi se ka dit’ ndonjëherë nëse kam pas ndonjë marrëdhënie të gjatë, është hera e parë që më sheh se si sillem me një femër. Ka filluar kohët e fundit duke më thënë ‘shih ndonjë gocë të mirë, besoj i është bo qejfi
I pyetur se me cilën vajzë tjetër do të përshtatej në shtëpi nëse Brikena nuk do të ishte pjesë e formatit, ai u përgjigj shkurt:
Jo, pëlqim për asnjërën
Pyetur nga Brikena, në lidhje me vajzat që kanë shprehur interes për të, Mateo deklaroi:
Varet si perceptohet nga jashtë, por vëmendjen time e kam pas gjithmonë te ti, nuk e kam vënë re
Biseda mes tyre u karakterizua nga tone të drejtpërdrejta dhe momente personale, duke shtuar më tej dinamikat dhe interesin e publikut për marrëdhëniet brenda shtëpisë së reality show-t.