Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në “X” se ministrat e Jashtëm të BE kanë rënë dakord për të zgjatur sërish sanksionet ndaj Rusisë.
“Ministrat e Jashtëm të BE sapo ranë dakord për të zgjatur sërish sanksionet ndaj Rusisë. Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton”, thekson Kallas në postimin e saj.
Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës skadonin më 31 janar dhe ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord t’i zgjasin ato për gjashtë muaj të tjerë.
Blloku prej 27 anëtarësh rinovon sanksionet çdo gjashtë muaj dhe për këtë nevojitet unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Muajin e kaluar, BE miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.
Europe delivers: EU Foreign Ministers just agreed to extend again the sanctions on Russia.
This will continue to deprive Moscow of revenues to finance its war.
Russia needs to pay for the damage they are causing.
— Kaja Kallas (@kajakallas) January 27, 2025