Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix sapo na dërgoi sinjalin se mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me Donaldin!

Menjëherë pas daljes së Donaldit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kudo po përflitet për një krisje mes tij dhe Beatrix. Ata ishin padyshim çifti më i komentuar i këtij edicioni të parë të “BBV” dhe çdo gjë që ndodh rreth jetës së tyre përbën lajm. Fansat janë të gjithë sy e vesh se si do të shkojë marrëdhënia e tyre shumë e përfolur në media të ndryshme. Por, mesa duket gjërat nuk janë duke shkuar për mirë.

Mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me frazën “Mirëmëngjes vetëm Beatrix” nga mamaja dhe vëllai i këngëtares dhe nuk dihet arsyeja pse e kanë zgjedhur pikërisht këtë frazë e cila duket si tendencioze. Së fundmi është vënë re gjithashtu se Alban Ramosaj ka hequr nga rrjeti i tij social Instagram Donaldin dhe Beatrix nga ana tjetër nuk ndjek as Donaldin as Romeon. Rikujtojmë se Beatrix nuk shkoi në darkën e “BBV” që u organizua me ish-banorët, veprim për të cilin Donaldi u shpreh i zhgënjyer.

Mos ndoshta kjo mund të ketë qenë arsyeja e krisjes së tyre?! Kjo mbetet për t’u parë dhe për t’u pohuar ose mohuar nga vet dyshja. Ndërkaq pak minuta më parë Beatrix ka publikuar një thënie në Instastory-n e saj e cila është: “No Fake Stories” teksa ka fshirë me të kuqe fjalën “NO” dhe mbetet vetëm fraza ‘Fake Stories’ që në shqip ka kuptimin histori fallso. A është ky një mesazh që Triksa po mundohet t’i përcjellë fansave të saj se mes saj dhe Donaldit çdo gjë ka marrë fund?! Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.