Një përdoruese e rrjetit social Twitter e quajtur Bethany Joan ka akuzuar këngëtaret shqiptare me famë botërore se kanë paguar para për tu bërë të suksesshme.
Dua Lipa, Ava Max, Rita Ora e Bebe Rexha kanë paguar shuma të mëdha parash për tu bërë pjesë e klasifikimeve të rëndësishme muzikore në SHBA dhe jo vetëm.
Bethany Joan i ka krahasuar artistet e talentuara me mafian shqiptare. “Rritja e papritur e yjeve shqiptare të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare është e dukshme” -shkruan Bethany në postimet e saj.
Ka qenë Bebe Rexha ajo e cila ka reaguar menjëherë kundrejt këtyre aludimeve të cilat i duken krejtësisht qesharake.
“Sinqerisht ky është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshme a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur” -shkroi Bebe si kundërpërgjigje.