Teknologjia e dobishme dhe e përshtatshme e pagesave “Tap to Pay” e Apple tani po bëhet e disponueshme edhe për përdoruesit në Zelandën e Re. Bëhet e ditur se tregtarët tani mund të përdorin iPhone ose Apple Watch për të pranuar pagesa. Por, në mënyrë që teknologjia të funksionojë, ata do të kenë nevojë për një aplikacion iOS për përpunimin e pagesave.
Klientët mund të përdorin “Tap to Pay” me një iPhone Xs ose version më të ri, duke ekzekutuar versionin më të fundit iOS. Apple njoftoi se Adyen, ANZ Bank, Stripe, Windcave dhe Worldline janë platformat e para të pagesave në Zelandën e Re që do të ofrojnë pagesa. Ashtu si në vendet e tjera që mbështesin funksionin, të gjitha transaksionet e kryera me “Tap to Pay” kodohen dhe përpunohen duke përdorur Secure Element. Zelanda e Re po i bashkohet Kanadasë e cila së fundi ka implementuar teknologjinë në iPhone. Aktualisht, “Tap to Pay” mbështetet në Australi, Brazil, Tajvan, Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumicën e vendeve të BE-së, si dhe në SHBA ku u prezantua fillimisht.
Rikujtojmë se Apple është i vendosur të bëjë një ndryshim të madh në iPhone 17. Apple ka shumë të ngjarë të lëshojë një model të ri iPhone të hollë për të shkuar së bashku me variacionet Pro dhe Pro Max. Analisti i Apple, Mark Gurman thotë se ‘iPhone 17 Air’ ose ‘iPhone 17 Slim’ pritet të jetë një opsion më i lehtë dhe më i hollë me pajisje më pak të fuqishme. Gurman thotë se telefoni i vitit të ardhshëm do të jetë ‘një ofertë e nivelit të mesëm me një çmim të shkëlqyeshëm, për njerëzit që nuk kanë nevojë për specifikimet më mbresëlënëse’.