Çdo vit nga janari deri në mes të prillit, ne përjetojmë një “thatësirë meteorësh”, pra asnjë rënie meteorësh për muaj të tërë.
Ky fenomen përfundon më 22 prill të këtij viti, me shfaqjen e parë të shiut të meteorëve “Lyrid”.
Ai pritet të arrijë kulmin në qiellin e hemisferës veriore, natën e së enjtes, 22 prill deri në agimin e së premtes, 23 prill.
“Lyrid” konsiderohet një “shi” mesatar, i cili zakonisht zgjat nga data 16 deri më 25 prill. Në kulmin e tyre, vlerësohet se meteorët hyjnë në atmosferën e Tokës dhe shkëlqejnë duke u dalluar me sy të lirë nga njerëzit.
Për herë të parë ky fenomen u regjistrua në vitin në 687 para erës sonë. Emri vjen nga konstelacioni Lyra dhe sidomos nga ylli Vega, i cili është ylli më i ndritshëm i këtij konstelacioni dhe ylli i dytë më i ndritshëm në hemisferën e veriut.