E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji dhjetor për secilën shenjë të zodiakut.
Si parashikohet muaji dhjetor për Dashin?
Do flasim gjithmonë në gjuhën e letrave tarot. Dashi beson shumë tek krijuesi i universit, për njerëzit mund të jetë shumë negativ por për Zotin është i bekuar. Ka bekimet e Zotit. Saturni mund të japë pak çekuilibrim, janë të rrethuar botës së tyre, por duhet të dalin nga bota e tyre. Do kenë fillime të reja. Mos të marrin shumë opinionet e të tjerëve, thashethemet e njerëzve. Janë persona që do punojnë, do kenë përfitime të vogla në lek. Do marrin lajme të mira gjatë dhjetorit, çdo gjë do jetë e pastër si uji i kulluar. Në dashuri do jenë mirë. Nuk shikoj probleme shëndetësore. Do të kenë fejesa, martesa, shtatzëni, pritje fëmije. Kanë Diellin në shenjën e tyre dhe çdo gjë do u eci mbarë. Do keni energji pozitive sepse keni Diellin tek ju dhe keni letrën më pozitive të tarotit, është një super energji e mirë. Do ecni mbarë.