Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Galaxy Ring Incident
Ok, imagjino këtë: ke vendosur një unazë që s’të numëron vetëm hapat, por edhe stresin, gjumin dhe ndoshta sa herë ke ngrënë byrek këtë javë. Gjithçka shkon bukur, deri sa… ajo unazë fillon të fryhet si tullumbace — në gishtin tënd!
Po flasim për unazat “smart”, ato që duken si një copë teknologjie elegante, por brenda kanë një bateri të vogël që, në kushte të caktuara (nxehtësi, presion, lagështi), mund të thotë: “Ok, u lodha unë!” dhe fillon të zmadhohet si flluskë sapuni. E pra, imagjino të jesh në aeroport, gishtin ta kesh si sallam, dhe të të thonë: “Zotëri, nuk mund të hipni në avion me këtë gjë.” Pikërisht kjo i ka ndodhur dikujt.
Në teori, këto unaza janë “water resistant” deri në 100 metra, por ja që realiteti është ndryshe: një ditë në diell, pak kripë deti, dy fluturime, dhe papritur teknologjia e shekullit 21 të bllokon në spital me gishta të ngrirë në akull.
Arsyeja pse nuk duhet ta blesh?
- Sepse askush s’ka nevojë të rrezikojë një gisht për të parë sa ka fjetur.
- Sepse është 300 euro stres, jo “smart accessory”.
- Sepse kur diçka ka bateri litiumi dhe ti e vendos në trup, mendohu dy herë — sidomos në avion.
Në fund, teknologjia është e bukur, por ndonjëherë trupi yt s’përshtatet me përditësimet e saj. Kështu që, po nëse do të monitorosh hapat, bli një Apple Watch, jo një unazë që s’të lë më gishta për t’i numëruar.