Gossip Showbiz

Benny Blanco tradhton Selena Gomez? Reagon artistja!

Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve për një krizë në marrëdhënien e saj me producentin Benny Blanco, pas zërave për një tradhti të mundshme mes tij dhe yllit të OnlyFans, Theresa Marie.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja 32-vjeçare ndau një seri fotografish nga kujtimet e saj me miqtë ndër vite – ku përfshihej edhe një imazh me Theresën – duke shuar kështu spekulimet për ndonjë konflikt apo prishje të marrëdhënieve.

Po kujtoj disa kujtime të bukura

– shkroi Selena në përshkrimin e fotove, në një ton nostalgjik, raportoi “DailyMail”.

Theresa dhe Selena janë shoqe që nga viti 2019, kur u njohën gjatë një bashkëpunimi profesional.

Ato janë parë së fundmi bashkë në rrjetet sociale në muajin mars, gjatë një feste mes miqsh të përbashkët.

Ky postim vjen në një kohë kur Gomez ka folur hapur për dashurinë e saj me Benny Blanco.

Në podcast-in “Table Manners”, ajo rrëfeu se ishte ndjerë “e vetmuar për pesë vjet” pas ndarjes me Justin Bieber dhe se lidhja me Benny i solli një ndjesi të re dhe të papritur.

Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë dhe kjo ndjesi ishte krejt ndryshe

– tha Selena, ndërsa zbuluan detaje nga puthja e tyre e parë dhe fillimet e lidhjes së tyre romantike.