Producenti i njohur muzikor Benny Blanco ka ndarë një detaj të ëmbël nga fillimet e lidhjes me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez, duke zbuluar se ajo u skuq nga emocionet gjatë puthjes së tyre të parë.

Gjatë paraqitjes në episodin e fundit të podcast-it “Table Manners” nga Jessie dhe Lennie Ware, Blanco tregoi se gjithçka ndodhi në një mbrëmje të qetë në shtëpi, ndërsa po luanin lojën me letra “We’re Not Really Strangers”.
Na doli një kartë që thoshte: ‘Bëj një selfie me personin që ke pranë’, dhe ajo u afrua, më preku në gjoks dhe bëri një selfie. Në atë moment ndjeva që duhej ta puthja.
Producenti 37-vjeçar shtoi se pas puthjes, Selena u emocionua aq shumë sa zemra e saj filloi të rrihte me shpejtësi dhe ajo u skuq në fytyrë.
Ishte një moment shumë i veçantë
Selena Gomez dhe Benny Blanco e zyrtarizuan lidhjen e tyre në vitin 2023 dhe u fejuan më vonë po atë vit, duke marrë vëmendje të madhe nga mediat ndërkombëtare.