Aktualitet Politikë

Berisha në 31 vjetorin e PD në Patos: Basha po shet selinë për pallate, ndërsa demokratëve i hodhi gaz helmues

Nga Patosi ku ishte pasditen e sotme në një takim me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se po shet selinë e PD-së për të ndërtuar pallate dhe deputetin Agron Kapllani, të cilin kryedemokrati e ka komanduar drejtues të degës së Fierit.

Lideri historik i PD-së tha se deputeti është pasuruar duke fituar tendera miliona euro në bashkitë socialiste. Kompania e ndërtimit është në emër të vëllait të deputetit, Shkëlqim Kapllanaj.

Me cilin je ti, me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate bashkë me Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe për këtë shkak nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me “Pallat Kapllanin” që fiton me qeverisjen socialiste dhjetëra milionë euro dhe pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve në Tiranë për të ndërtuar pallatin e milionave bashkë me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës. Ja ti them unë atij “Pallat Kapllanit”, si i fitove t’i 32 mln euro me bashkitë socialiste në këtë periudhë, sa pagove, çfarë ryshfeti dhe? Duhet të largohesh nga PD. Vjen bëhesh vegël e Bashës, ka rrezik të ketë marrë edhe ndonjë pallat te “parku i katër hajdutëve” tha ai.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se demokratët janë të angazhuar në një revolucion paqësor që nuk ka forcë ta ndalë. Më tej ish-Kryeministri vazhdoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Sot ky përvjetor është një kushtrim i madh për çdo demokrat për të hedhur mënjanë diktaturën e drogës që është instaluar në Shqipëri. Sot Edi Rama ka pushtet 10% më shumë se sa kishte Ramiz Alia në vitin 1991. Me të gjitha vështirësitë mbetem opozitë e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Sot Edi Rama tejkalon baballarët e tij, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mënxyrë për vendin por edhe një thirrje për çdo demokrat. Nuk e kemi të lehrtë por kauza jonë është e drejtë dhe do të triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë sepse ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor që nuk ka forcë ta ndalë. Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë se si të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Me cilin je ti i dashur demokrat? Me atë që u hedh gaz helmues, e bomba shurdhuese votuesve të tij apo je me demokratët të cilët duan të qëndrojnë si opozitarë të vërtetë që duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në drogë e krim- tha ai