Aktualitet Politikë

Berisha prezantoi Bardh Spahinë në Shkodër, reagon PD: Aleanca e ‘non gratave’ vetëm vrerë e mllef ndaj demokratëve!

Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër, si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhje te pjesshme të 6 marsit. PD shprehet se sot në këtë qytet u shfaq aleanca e ‘non gratave’ ndërsa shtojnë se Berisha nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin. PD më tej thekson se kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ kanë vetëm një mission, të bëhen mburojë e ‘non gratës’ dhe të dëmtojnë PD-në.

“Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.”-shprehet PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/509574260499605/