Gossip Showbiz

“Më kishte humbur buzëqeshja…” Rrëfimi prekës i Besit për dashurinë që i ndryshoi jetën!

Prej javësh, postimet e Besit në rrjetet sociale kishin tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur dyshime dhe hamendësime për një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tij personale. Tani, çdo paqartësi ka marrë fund.

Gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e djeshme, aktori vendosi të flasë hapur dhe të zbulojë publikisht historinë që qëndron pas tatuazhit të tij të fundit. Përpara publikut, ai ndau një moment emocional, i cili u shndërrua në një deklaratë dashurie që preku të pranishmit.

Në fjalën e tij, Besi foli për periudhën e vështirë që ka kaluar dhe për rikthimin e buzëqeshjes së humbur prej kohësh, duke e lidhur këtë ndryshim me praninë e një personi të veçantë në jetën e tij.

Gjithë jetën time jam përpjekur të bëj të tjerët të qeshin, por kishte vite që buzëqeshja më kishte munguar mua. Falenderoj Zotin që më solli pranë dikë që ma riktheu atë. Ejona, të dua

-u shpreh ai mes emocionesh.

Me këtë rrëfim, aktori konfirmoi se Ejona është personi që i ka dhënë një kapitull të ri jetës së tij, duke e bërë të shfaqet më i lumtur se kurrë më parë.

Gjithçka kishte nisur disa javë më herët, kur Besi publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi enigmatik, ku shfaqej emri i një gruaje dhe një datë domethënëse, i shoqëruar nga një këngë romantike.

Postimi ngjalli menjëherë reagime dhe spekulime nga ndjekësit, të cilat tashmë janë zyrtarisht të konfirmuara.